Rreth nesh
Që nga viti 2004, URBAN BOUTIQUE i është përkushtuar stilit të meshkujve, duke sjellë modë moderne, cilësi premium dhe vetëbesim në çdo veshje. Koleksionet tona bashkojnë trendet urbane me elegancën klasike, duke ofruar gjithçka nga veshje të përditshme deri te kostumet formale.
Me mbi dy dekada përvojë, e dimë që çdo detaj ka rëndësi. Prandaj çdo produkt zgjidhet me kujdes për të sjellë rehati, qëndrueshmëri dhe dizajn unik. Misioni ynë është që çdo klient të ndihet i veçantë dhe gjithmonë gati të spikatë.
URBAN BOUTIQUE nuk është vetëm një dyqan rrobash – është një stil jete.
Dyqanet tona
Dy pika në Prishtinë. Hapni një pin për adresën, ose merrni udhëzimet.
Ejani ta shihni koleksionin
Shfletoni gjithçka online ose vizitoni njërin nga dyqanet në Prishtinë, pa termin.
